Zyrtare: Barcelona konfirmon largimin e Martin Braithwaite
Barcelona ka konfirmuar largimin e qendërsulmuesit Martin Braithwaite, me të cilin kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Danezi asnjëherë nuk ishte në planet e Xavi Hernandez, derisa tani me katalunasit kanë ndërprerë bashkëpunimin.
"Barcelona dhe lojtari Martin Braithwaite kanë arritur marrëveshje për ta liruar lojtarin nga kontrata të cilën e kishte deri në sezonin 2023/23".
"Barcelona falënderon Braithwaite për bashkëpunimin dhe dedikimin dhe i uron suksese në të ardhmen", shkruhet në komunikatë.
Acuerdo para la desvinculación del contrato de Martin Braithwaite con el FC Barcelona
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) September 1, 2022
Braithwaite zhvilloi 58 ndeshje në të gjitha garat me Barcelonën, derisa së shpejti do të zyrtarizohet te rivali lokal, Espanyol, me të cilët do të nënshkruajë për tre vite.