Zyrtare: Ballkani prezanton Vesel Limaj - NACIONALE

Zyrtare: Ballkani prezanton Vesel Limaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka nënshkruar me mesfushorin e njohur Vesel Limaj.

Pas një aventurë njëvjeçare në Rumani, Limaj i është bashkuar skuadrës kosovare.

Përmes një video disa sekondëshe, Ballkani njoftoi se Limaj është përforcimi më i fundit i skuadrës.

Ndërkohë, në komunikatën e klubit shkruhet: “Edhe një kampion i bashkohet shtëpisë së kampionëve”.

“Kemi kënaqësinë që t’u bëjmë me dije se mesfusha jonë është përforcuar me Vesel Limaj, kampion me Tiranën në Superioren e Shqipërisë e fitues i Superkupës, si dhe triumfues me Kukësin në Kupën e Shqipërisë.

Limaj vjen në Suharekë nga Rumania, ku mbrojti ngjyrat e FC Hermannstadt”.

“Mirë se vjen në shtëpinë tuaj”, shkroi klubi nga Suhareka.

Ndërkohë, Ballkani po përgatitet për garat evropiane pasi do të ketë punë me Ludogoretsin.

Në kuadër të raundit të parë kualifikues, Limaj nuk ishte përfshirë në ekipin e Ilir Dajës.

Lajme të ngjashme