Zyrtare: Ballkani e transferon lojtarin e Kombëtares së Kosovës
Kampioni i Kosovës, Ballkani, po vazhdon të jetë shumë aktive në kohët e fundit në këtë afat kalimtar, pasi tani ka zyrtarizuar mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Eris Abedinin.
Abedini ka zhvilluar pothuaje krejt karrierën në skuadrat zvicerane, ku së fundmi ishte pjesë e Neuchatel Xamax në Ligën e Dytë, ku kontrata përfundoi para tre ditëve, më 1 korrik.
25-vjeçari ka qenë i rregullt në Kombëtaren e Kosovës U21, teksa është paraqitur një herë edhe për Kombëtaren A.
Mesfushori u paraqit për Zvicrën në gjeneratat zinxhirë, por pranoi ta përfaqësonte vendin e tij, kur u ftua nga Kosova U19.
Eris Abedini ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin e Kosovës, Ballkanin, me këta të fundit që synojnë një skuadër konkurruese për Superligë dhe garat evropiane.