Zyrtare: Arijon Ibrahimovic rinovon me Bayern Munichun
Mesfushori Arijon Ibrahimovic ka rinovuar kontratën me gjigantin gjerman Bayern Munich.
Ibrahimovic kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te skuadra italiane Frosinone, por tani do t’i bashkohet ekipit të parë të skuadrës bavareze, ku do të tentojë ta gjejë vendin nën urdhrat e Vincente Kompany.
Përmes një komunikate zyrtare, Ibrahimovic me prejardhje nga Kosova njoftoi të gjithë se ka nënshkruar kontratë të re për tre vitet e ardhshme.
“Krenar për ta vazhduar kontratën me Bayernin. Tani mezi pres që të nis këtu. Dua të jap më të mirën për skuadrën dhe klubin si dhe të fitojë shumë trofe me Bayernin”, tha ndër të tjera ai.
Ibrahimovic ndërkohë përfaqëson grupmoshat e reja të Gjermanisë, ndërsa mbetet një nga dëshirat e mëdha të Kosovës por me situatën aktuale, gjasat janë realisht të ulëta.