Zyrtare: Ante Rebic largohet nga AC Milani dhe i bashkohet Besiktasit
Besiktas zyrtarisht ka njoftuar transferimin e sulmuesit Ante Rebic, i cili i bashkohet nga AC Milani.
29-vjeçari nuk ishte në planet e trajnerit Stefano Pioli dhe nuk u ftua për fazën parapërgatitore në Amerikë, duke iu bërë të qartë se nuk ka të ardhme në “San Siro”.
Besiktas e konfirmoi menjëherë interesimin andaj edhe negociatat ishin të shpejta, me klubin turk që kompletoi marrëveshjen për 2 milionë euro, pra 500 mijë euro kartoni me bonuse rreth 1.5 milionë euro.
Pavarësisht që në njoftim sugjerohet se negociatat po vazhdojnë, kjo është ajo që bëjnë klubet turke për ta njoftuar zyrtarizimin, siç bëri Galatasaray me Mauro Icardin.
Ante Rebic’in Transferi İçin Görüşmelere Başlandı
— Beşiktaş JK (@Besiktas) July 31, 2023
🔗 https://t.co/WSnBsC41ku pic.twitter.com/rh6fH3EA16
Gjatë katër viteve sa ishte pjesë e Milanit, Rebic shënoi 29 gola dhe dhuroi 17 asistime në 123 paraqitje.
Ai gjithashtu ishte pjesë e skuadrës që fitoi Scudetton në edicionin 2021/22.
Ndërkohë, Milani ka gjetur edhe pasuesin meqenëse më parë nënshkroi me Samuel Chukwueze nga Villarreali, si dhe Christian Pulisic nga Chelsea.
Përndryshe, “Rossonerët” kanë qenë tejet aktiv duke kompletuar edhe disa transferime.