Zyrtare: Andrea Pirlo trajner i Sampdorias - NACIONALE

Zyrtare: Andrea Pirlo trajner i Sampdorias

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sampdoria ka konfirmuar ardhjen më të re në klub. Andrea Pirlo do të jetë trajner i klubit italian duke filluar nga sot, me ish-mesfushorin që kthehet në Itali pasi punoi për një vit si trajner në Superligën e Turqisë.

44-vjeçari ishte së fundmi në krye të skuadrës turke Fatih Karagümrük, të cilën e udhëhoqi drejt vendit të shtatë në Superligë, duke pasur një rekord prej 13 fitoresh, 12 barazime dhe 11 humbje. Ai zgjodhi të largohej pas një sezoni të vetëm në krye.

Six quotes about Andrea Pirlo the manager: 'Destined for greatness' - Planet Football

Sampdoria pësoi rënie në Serie B pasi përfundoi në vendin e 20- të në Serie A këtë sezon, duke arritur të marrë vetëm 19 pikë nga të cilat tre fitore dhe 10 barazime. Pas tetë muajsh në këtë rol, Dejan Stankovic u largua nga klubi, për arsyen e vetme, mospërmbushja e synimeve të klubit për sezonin.

Pirlo ka marrë zyrtarisht detyrën e trajnerit të ri të Sampdorias duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën liguriane. Ai do të ketë për detyrë që të përpiqet shpejt t'i udhëheqë drejt promovimit në Serie A.

Emërimet e tjera të reja te skuadra e Sampdorias përfshijnë Nicola Legrottaglie si kreu i performancës dhe Lorenzo Giani si kreu i skautingut.

Lajme të ngjashme