Zyrtare: Amir Rrahmani vazhdon për katër vite me Napolin - NACIONALE

Zyrtare: Amir Rrahmani vazhdon për katër vite me Napolin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Amir Rrahmani ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me opsion për një tjetër me Napolin.

Pas një edicioni fantastik ku ndihmoi “Napolitanët” që ta fitojnë titullin, kosovari është shpërblyer me një kontratë të re.

Napoli me anë të një komunikate zyrtare konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin e Kosovës.

“Amir Rrahmani vazhdoi kontratën deri në qershorin e vitit 2027 me opsion për ta vazhduar nga klubi deri më 30 qershor 2028”.

29-vjeçari këtë edicion ka qenë kyç te mbrojtja e Napolit nën urdhrat e Luciano Spalletit duke regjistruar 27 paraqitje në Serie A, që do të ishte një numër edhe më i madh nëse nuk do ta pësonte atë lëndim para pushimit të Kupës së Botës në nëntor.

Sidoqoftë, kosovari realizoi dy gola duke regjistruar golin e shtatë në fanellën e Napolit në kampionatin italian që nga viti 2020 kur iu bashkua Hellas Veronas.

Padyshim rinovimi me Napolin do t’i ndihmojë edhe klubit italian pasi qendërmbrojtësi tjetër Kim Min-jae është afër të transferohet në Premierligë.

Interesim për Rrahmanin në të kaluarën thuhet se kishte shprehur edhe Manchester United, por dëshira e lojtarit ka qenë gjithnjë qëndrimi në “Diego Maradona”.

Lajme të ngjashme