Zyrtare: Alonso kalon si lojtar i lirë të Barcelona - NACIONALE

Zyrtare: Alonso kalon si lojtar i lirë të Barcelona

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi nënshkruan me Marc Cucurellan, trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel vendosi se nuk ka hapësirë të duhur për Marcos Alonson në skuadër, gjë që bëri që spanjolli të kërkojë skuadër të re dhe të shkëpus kontratën akuale. Ai tani kur është mbyllur afati kalimtar ka nënshkruar si lojtar i lirë me Barcelonën.

Alonso fillimisht iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2016 nga Fiorentina dhe bëri mbi 150 paraqitje në Premierligë për klubin londinez, por tani ka vendosur të marrë një sfidë të re me Barçën. Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare deri në qershor të vitit 2023.

Chelsea e ndërpreu kontratën e Alonsos në ditën e fundit të afatit, një lëvizje që i lejoi Barcelonës pak hapësirë për të regjistruar lojtarin. Lojtarët nuk lejohen të regjistrohen në një klub tjetër nëse kontrata e tyre ndërpritet pas mbylljes së afatit kalimtar. Alonso nuk ka luajtur për Chelsean këtë sezon pasi ai kërkoi një largim nga klubi.

Alonso nuk do të ketë gjasa të bëjë debutimin e tij në La Liga në shtator, pasi Barça udhëton për në Sevilla nesër, megjithatë mund të luajë në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzen më 7 shtator. Ai po përballet me konkurrencë të ashpër me Jordi Alban.

Lajme të ngjashme