Zyrtare: Alen Sherri kalon te Cagliari - NACIONALE

Zyrtare: Alen Sherri kalon te Cagliari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri shqiptar Alen Sherri ka bërë hapin e madh në karrierë, duke kaluar te skuadra italiane Cagliari.

“Gardiani” ka nënshkruar kontratë për tre vite, derisa Egnatia ka fituar mbi 350 mijë euro nga shitja e portierit.

Cagliari është i lumtur të njoftojë blerjen e futbollistit Alen Sherri, i cili vjen nga Egnatia dhe ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sherri ishte mahnitës edicionin e kaluar, duke ndihmuar Egnatinë ta fitojë titullin kampion në Shqipëri.

Tani, portieri shqiptar do të jetë i dyti te Cagliari, por do të ketë mundësinë për ta dëshmuar kualitetin dhe ta zërë vendin titullar në skuadër.

Lajme të ngjashme