Zyrtare: Al-Nassr e shkarkon trajnerin Garica, pas zënkës me Ronaldon - NACIONALE

Zyrtare: Al-Nassr e shkarkon trajnerin Garica, pas zënkës me Ronaldon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Al-Nassr ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin Rudi Garcia, vetëm pak ditë pas thashethemeve se ai kishte një zënkë me Cristiano Ronaldon.

Klubi i kampionatit të Arabisë Saudite Pro League konfirmoi se e ka liruar nga detyra Garcian të enjten.

Al-Nassr njofton se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje dypalëshe. Bordi dhe të gjithë në Al-Nassr dëshirojnë ta falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e përkushtuar gjatë tetë mujave të fundit”, thuhet në njoftimin e Al-Nassr.

Garcia largohet midis thashethemeve se i kishte prishur marrëdhëniet me yllin e skuadrës, Ronaldon.

Sulmuesi portugez iku rrufeshëm drejt zhveshtores pas barazimit të Al-Nassr 0:0 me Al-Feiha në ndeshjen e fundit dhe besohet se ishte i pakënaqur me taktikat e trajnerit.

Garcia i kritikoi lojtarët e vet pas lëshimit të dy pikëve në garë për titull, duke thënë se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e tyre, por e ka humbur vendin e punës tani.

Al-Nassr njoftoi se Dinko Jelicic do ta marrë përkohësisht rolin e trajnerit të ekipit të parë.

Së fundi u raportua se klubi saudit i ka bërë ofertë marramendëse trajnerit të Romës, Jose Mourinho, duke ia ofruar 100 milionë euro për dy sezone.

Lajme të ngjashme