Zyrtare: AC Milan nënshkruan me Ruben Loftus-Cheek
AC Milan ka kompletuar transferimin e mesfushorit Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea.
Pasi shiten Sandro Tonalin te Newcastle United, “Rossonerët” kanë nënshkruar me pasuesin duke nënshkruar me talentin anglez.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi italian njoftoi se Loftus-Cheek ka nënshkruar për katër vite.
“AC Milan është i lumtur të njoftojë transferimin e Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea. Lojtari ka arritur marrëveshje me klubin deri më 30 qershor 2027”.
“I lindur më 23 janar 1996, Ruben erdhi nga të rinjët e Chelseas dhe bëri debutimin profesional për klubin në vitin 2014. Ai ka luajtur për Blutë në shtatë sezone, duke pasur eksperiencë edhe si huazim te Crystal Palace gjatë sezonit 2017/18 dhe Fulham në sezonin 2020/21. Ai ka zhvilluar 155 ndeshje për Chelsean dhe shënuar 13 gola duke fituar 2 tituj të Premierligës, 1 Kupë të Botës për klube, 1 Superkupë të UEFA-s dhe 1 Carabao Cup”, shkroi klubi italian.
✍️ Ruben Loftus-Cheek ✍️
— AC Milan (@acmilan) June 30, 2023
Official Statement ➡️ https://t.co/80KKI1RSWP
Comunicato Ufficiale ➡️ https://t.co/9QDMajiztn
#ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/clTcDCcTDb
Ndërkohë, edhe Chelsea e falënderoi anglezin që kaloi shumicën e karrierës në “Stamford Bridge”.
“Pas 19 viteve si lojtar i Chelseas, Ruben Loftus-Cheek është larguar nga klubi dhe ka kompletuar transferimin te AC Milani”, shkroi gjiganti londinez.
Kjo mund të mos jetë marrëveshja e vetme mes Chelseas dhe Milanit, pasi ndodhen në negociata edhe për sulmuesin Christian Pulisic.