Zyrtare: Abdou Diallo konfirmon kalimin te RB Leipzig nga PSG - NACIONALE

Zyrtare: Abdou Diallo konfirmon kalimin te RB Leipzig nga PSG

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Abdou Diallo ka konfirmuar se i është bashkuar skuadrës gjermane, RB Leipzig nga PSG.

Senegalezi pasi kaloi me sukses testet mjekësore ka nënshkruar kontratën, që e konfirmon huazimin me opsion blerje për 25 milionë euro.

Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", ishte vetë futbollisti që konfirmoi kalimin te Leipzig.

"Ja ku shkojmë RB Leipzig", shkroi mbrojtësi.

Kujtojmë, Diallo deri vonë ishte pranë kalimit te gjiganti italian AC Milan, por që në fund nuk u bind nga projekti sportiv dhe marrëveshja dështoi.

Lajme të ngjashme