Zvicra zbarkon në Beograd, Granit Xhaka përshëndetet edhe nga sigurimi serb - NACIONALE

Zvicra zbarkon në Beograd, Granit Xhaka përshëndetet edhe nga sigurimi serb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Zvicrës ka mbërritur në Beograd të premten mbrëma para ndeshjes ndaj Bjellorusisë që zhvillohet në Novi Sad.

Fokusi ishte te mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili është pritur nga një sigurim i lartë serbë. Përpos kësaj, në disa fotografi të "Blick.ch" shihen përshëndetjet e sigurimit me mesfushorin.

Raporti shton se mikpritja ka qenë shumë e qetë, me një numër të vogël të gazetarëve të pranishëm.

"Vetëm qentë lehin para hotelit luksoz", shkruan Blick.

Udhëtimi ka shkuar ka pa asnjë incident, me policinë që i ka shoqëruar deri në hotel.

"Helvetikët" të shtunën do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian "Euro 2024" ndaj Bjellorusisë me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme