Zvicra e mposht Andorrën, Izraeli me përmbysje triumfon ndaj Bjellorusisë
Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitoren e radhës në udhëtim te Andorra, derisa Izraeli me rikthim triumfoi ndaj Bjellorusisë.
Zvicra shënoi një fitore të ngushtë me rezultat 1:2, kurse Izrael me një përmbysje 1:2 triumfoi në udhëtim te Bjellorusia.
Zvicra e nisi në mënyrë fantastike duke kaluar në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë me anë të Freuler (7’).
“Helvetikët” pastaj dyfishuan epërsinë me anë të Amdouni, që shënoi nga afërsia pas një asistimi magjik të Xherdan Shaqirit (32’).
E tëra që bëri Andorra ishte goli i nderit i realizuar nga Vieira pas asistimit të Cervos (67’).
Zvicra mbetet lider i vetëm në grupin I me nëntë pikë derisa Andorra në vendin e parafundit me një sosh.
Në anën tjetër, Izraeli me përmbysje shënoi fitore ndaj Bjellorusisë nga 1:0 në 1:2.
Bjellorusët kaluan të parët në epërsi me anë të Ebong (16’).
Por kur mendohej se vendasit do bënin befasinë, Izraeli shënoi dy gola të vonshëm për t’i arkëtuar pikët e plota.
Fillimisht barazuan me anë të Weissman që realizoi nga pika e bardhë, e pastaj përmbysen gjithçka me Gloukh (90+2’).
Izraeli tani renditet në pozitën e tretë me katër pikë, derisa Bjellorusia qëndron në fund pa pikë.