Zvicër-Serbi: "Kur loja bëhet politike" - NACIONALE

Zvicër-Serbi: "Kur loja bëhet politike"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fitorja 3 me 2 e Zvicrës kundër Serbisë vazhdon të ketë vëmëndjen e mediave botërore.

Mediumi italian, RSI News, ka shkruar se si Zvicra kundër Serbisë nuk është kurrë një lojë futbolli e parëndësishme për sa kohë që futbolli nuk arrin të 'abstragojë' veten nga politika.

Ky medium ka shkruar për festën që pasoi në rrugët e kryeqytetit të Prishtinës dhe në qytete të tjera të Kosovës, ku njerëzit dolën për të festuar një fitore të Zvicrës duke e konsideruar pjesërisht të tyren.

"Ashtu si katër vite më parë, Serbia pësoi një disfatë dhe del nga Botërori, ndërsa në Kosovë festohen. Zvicra Serbia nuk është kurrë një lojë e parëndësishme dhe nëse futbolli nuk arrin të abstragohet nga politika, e kundërta bëhet e vërtetë veçanërisht në dritën e asaj që ndodhi të premten në mbrëmje gjatë dhe pas ndeshjes. “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”, ka shkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Facebook në fund të takimit."

Në këtë artikull kushtuar ndeshjes së tensionuar që rezultoi me kualifikimin e Zvicrës në fazën e 1/8-ave dhe eliminimin e Serbisë nga Botërori, mediumi fokusohet në konotacionet politike që përcjell kjo përballje.

Mediumi shkruan edhe për zhgënjimin e mediave serbe për veprimet e Granit Xhakës, siç është veshja e fanellës së bashkëlojtarit Ardon Jashari.

"Në rrugët e kryeqytetit të Prishtinës dhe në qytetet tjera të Kosovës, njerëzit dolën në rrugë për të festuar një fitore që “e konsiderojnë edhe pjesërisht të tyren”, duke pasur parasysh praninë në skuadrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të dy me origjinë kosovare. Në Ballkan “takimi Zvicër-Serbi ka konotacione të qarta politike që janë parë edhe në terren”. Beogradi stigmatizon edhe sjelljen e mesfushorit Granit Xhaka i cili dyshohet se ka “fyer nënat e lojtarëve serbë” në shqip, siç raportojnë disa media vendase. Disa prej të cilëve e konsiderojnë të papranueshëm edhe vendimin e Xhakës për të veshur fanellën e partnerit të tij Ardon Jashari. Një referencë, sipas shtypit serb, për Adem Jasharin, një nga liderët dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës." - shkruan RSI News.

Lajme të ngjashme