Zumberi: Jam i papërballueshëm për kundërshtarët, ndihem superior
Denis Zumberi është i sigurt se do të ketë karrierë të suksesshme në sportin e Arteve të Përziera Marciale (MMA), ku ka deklaruar se po ndihet superior ndaj kundërshtarëve.
Ai deri më tani ka zhvilluar katër luftëra, duke i fituar secilën ndërsa e vlerëson vetën si “tanke”, pra i papërballueshëm për kundërshtarët.
“Isha përgatitur në maksimum, duke mos kursyer asgjë. Anulimi më ka thyer pasi për muaj të tërë isha marrë vetëm me përgatitje dhe këtu mendova se boksi nuk është një sport për mua, pasi duhet të presësh shumë për meçin e radhës”
“Jam shumë i përgatitur dhe këtë e dëshmova edhe në Slloveni. Thjesht jam një ‘tanke’ dhe i papërballueshëm për kundërshtarët”, ka shtuar ai, duke folur edhe për sportin e Arteve Marciale të Përziera (MMA).
“Nuk është aspak lehtë të merresh me këtë sport, por kur ke besim në vete dhe përgatitja nuk të mungon, atëherë gjithçka është e thjeshtë. Ndaj kundërshtarëve në të shumtën e rasteve ndihem superior”, ka deklaruar Zumberi për “Epokën e Re”.
Në fund, ai shtoi se nuk do të dorëzohet asnjëherë derisa t’i arrijë të gjitha synimet.
“I përcjell shumicën e sporteve kur kam kohë të lirë dhe shoh çdo ditë e më shumë shqiptarë që lënë gjumë me suksese të jashtëzakonshme nëpër botë. Kjo është një gjë e mirë se po kallëzojmë se jemi një popull që luftojmë dhe nuk dorëzohemi asnjëherë për t’i arritur synimet”.