Zubimendi thyen heshtjen, tregon pse e refuzoi Liverpoolin
Mesfushori Martin Zubimendi është i lumtur me vendimin që mori për ta refuzuar Liverpoolin dhe qëndruar te Real Sociedadi.
Spanjolli ishte ndër lojtarët që u kërkua me ngulm nga “Reds” në verë, megjithatë në fund vendosi ta refuzonte skuadrën angleze për të qëndruar te Sociedadi.
“A je penduar? Sigurisht që jo. Ishte vendimi im dhe tani jam i qetë sepse ishte më i miri. Fillimi i ligës nuk ka ndryshuar asgjë për mua”.
“Filozofia ime është që të marrë çdo vendim në momentin e duhur. Deri më tani kam vendosur për të qëndruar. Është e vërtetë që kishte shumë zhurmë, ishin momente të parehatshme që duhet të kalosh, por gjëja më e mirë për mua ishte që të qëndroj këtu’”.
“Në çdo afat kalimtar gjërat ndodhin dhe këtë herë ishte radha ime. Janë gjëra që ndodhin, duhet të merresh me sa më shumë maturi që është e mundur. E izoloj vetën nga gjithçka dhe jam i kujdesshëm për idetë që dua”.
Liverpooli thuhet se ishte gati t’ia paguante klauzolën e lirimit në vlerën e 60 milionë funteve, por vendimi i Zubimendit e ndryshoi tërë situatën.
Megjithatë, skuadra angleze vazhdon të ketë interesim për mesfushorin dhe mbetet të shihet në verën e ardhshme nëse do t’ia dalin ta bindin lojtarin.