Zubimendi i thotë “PO” kalimit te Liverpooli - NACIONALE

Zubimendi i thotë “PO” kalimit te Liverpooli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Martin Zubimendi tashmë është pajtuar për kalimin te skuadra angleze Liverpool.

“Relevo” raporton se spanjolli ka vendosur të ndryshojë kampionat dhe ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Arne Slot.

Liverpooli tashmë po negocion me Sociedadin ndërsa në rast që nuk arrin në ditët e ardhshme të gjejë marrëveshje personale, atëherë do ta aktivizojë klauzolën e lirimit në vlerën e 60 milionë eurove.

Sociedadi nuk e ka për shitje Zubimendin, megjithatë nëse mesfushori preferon të largohet atëherë nuk to t’ia lënë derën hapur për ta kompletuar lëvizjen e tillë.

Klubi spanjoll përndryshe është i qetë për largimin, pavarësisht që Zubimendi ka rëndësi të madhe, mirëpo e kanë përforcuar mesfushën me Sucic.

Sociedadi tani po pret që Zubimendi t’i informojë zyrtarisht se dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit dhe dy klubet do të tentojnë t’i mbyllin sa më parë negociatat.

Deri më tani nuk dihet nëse “Reds” do ta aktivizojnë klauzolën e lirimit, apo do të paguajnë më shumë, në mënyrë që të bëjnë me keste për disa vite.

Për spanjollin deri vonë kishte interesim edhe nga klubet si Arsenali e Bayern Munichu, mirëpo asnjëra prej tyre nuk ishte në negociata të avancuara, ose qoftë për të bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Lajme të ngjashme