Zlatan Ibrahimovic e mbështet transferimin e yllit të Leipzigut
Drejtori i AC Milanit Zlatan Ibrahimovic ka mbështetur transferimin e mundshëm të sulmuesit së RB Leipzigut Benjamin Sesko, duke shpresuar që të mposhtin Manchester Unitedin në këtë garë.
20-vjeçari kaloi te Leipzig vetëm vitin e kaluar, por është i lidhur me kalimin te ndonjë skuadër e madhe evropiane.
Manchester Untiedi që një kohë ka qenë favoriti për transferimin e sllovenit, por tani Milani i është bashkuar fuqishëm garës sidomos me aprovimin që ka dhënë Ibrahimovic.
“Gazzetta dello Sport” raporton se klubi i Serie A është optimist se mund ta bindin Seskon që t’iu bashkohet në “San Siro”, duke ia ofruar pozitën e Olivier Giroud, i cili do të largohet në verë.
Ibrahimovic gjithashtu do të punojë personalisht për ta bindur lojtarin, gjë që do të jetë ndihmë shtesë për gjigantin italian.
AC Milan është në kërkim të pasuesit së Giroud, i cili ka arritur marrëveshje me Los Angeles dhe do t’iu bashkohet muajin tjetër.
Gjëja tjetër pozitive për Milanin është që Sesko e ka pranuar se e ka idhull Ibrahimovicin, andaj marrëveshja në aspektin personal mund të arrihet lehtë.
“Zlatan Ibrahimovic është idhulli im. Nuk po them që e pëlqej, por ishte bukur ta shihje në fushë, duke shijuar vetën dhe bërë atë që donte. Më pëlqen kur shoh lojtarë të tillë. Në secilën video që kam gjetur, e kam shikuar”, deklaroi ai për “The Guardian” muaj më parë.
Përndryshe, Sesko ka shënuar 16 gola në të gjitha garat këtë sezon që kur iu bashkua Leipzigut nga RB Salzburgu.