Zinchenko e paralajmëro Mudrykun para përballjes në vikend - NACIONALE

Zinchenko e paralajmëro Mudrykun para përballjes në vikend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Oleksandr Zinchenko i ka dërguar një mesazh sulmuesit Mykhailo Mudryk para përballjes mes Arsenalit dhe Chelseas në vikend.

Dy bashkëlojtarët ishin titullar në fitoren e Ukrainës ndaj Maltës të martën, por që në vikend do të jenë kundërshtar.

Mudryk realizoi një eurogol në atë fitore, mirëpo Zinchenko ka treguar se e ka paralajmëruar lojtarin të mos tentojë një gjë të tillë të shtunën.

I thashë “Nëse e provon këtë gjë të shtunën, do të t’i këpus k**et”.

Por, gjëja më e rëndësishme për ne është që morëm pikët e plota. Jam shumë i lumtur për të dhe kombëtaren, goli ishte shumë i rëndësishëm sepse e qetësoi lojën”.

Kishim eksperiencën që të jemi në epërsi 2:1 pastaj të humbasim pikët në minutat e fundit, siç ndodhi me Kazakistanin. Prandaj kjo gol nënkupton shumë dhe na jep shumë besim”.

Por tani duhet t’i ndryshojmë klubet dhe të shtunën kemi një ndeshje të rëndësishme në Londër që na pret, Mykhailo po ta them sërish...”.

Arsenal është favorit në këtë derbi shkaku i formës fantastike këtë sezon, me Chelsean që po dështon të tregojë paraqitje të nivelit të lartë.

Lajme të ngjashme