Zidane: Është për të ardhur keq që nuk luajta kurrë së bashku me Messin
Legjenda e Real Madridit dhe Francës, Zinedine Zidane, ka thënë se do të kishte dashur që në një moment të karrierës së tij të luante së bashku me Lionel Messin dhe se është për të ardhur keq që nuk ka mundur ta bënte një gjë të tillë.
Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme si lojtar, Zidane luajti kundër Messit vetëm një herë në vitin 2005, kur ai dëshmoi nga dora e parë atributet e kampionit të Kupës së Botës 2022. Francezi legjendar ishte në anën e humbësve pasi Real Madridi pësoi 3:0 në La Liga ndaj Barcelonës, me argjentinasin që siguroi një asist atë ditë. Megjithatë, dy lojtarë legjendar ishin shpesh rivalë dhe kurrë nuk luajtën së bashku.
Zidane e ka pranuar se do të kishte dashur të luante përkrah sensacionit të Inter Miami në fushë. Ai tha në intervistën e adidas: "Është për të ardhur keq që nuk mundëm të luanim bashkë. Ky është momenti që unë t'ju jap topin. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua sepse mund t'i them atij sa admiroje atë... Unë mendoj se ai është magjik, magji e pastër."
Zinedine Zidane to Lionel Messi: "It's a pity we couldn't play together. But well this is the moment for me to pass you the ball." 🇫🇷🇦🇷pic.twitter.com/SiQMH1s510
— Roy Nemer (@RoyNemer) November 9, 2023
Në atë moment, Messi ia ktheu lëvdata duke thënë: "Unë e kam admiruar gjithmonë dhe e kam pëlqyer shumë. E kam ndjekur shumë në Madrid. Dhe ai më bëri të vuaj shumë edhe mua sepse isha nga Barcelona!"
Të dy ngritën një diskutim interesant që mbulonte një gamë të gjerë temash. Ata folën për ndjenjën e shënimit të një goli për kombin e tyre në finalen e Kupës së Botës. Ata gjithashtu prekën llojin e respektit që argjentinasi ka për të ndjerin e madh Diego Maradona, si dhe mungesën e dhjetësheve në futbollin botëror për momentin.

