Zhgënjen Shqipëria, pëson humbje nga Çekia - NACIONALE

Zhgënjen Shqipëria, pëson humbje nga Çekia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë tani ka gjasat minimale për të fituar grupin B1 në kuadër të Ligës së Kombeve, pasi ka pësuar humbje 2:0 nga Çekia.

Kuqezinjtë erdhën në këtë ndeshje pasi në muajin shtator fituan një dhe humbjen ndeshjen tjetër.

Për të qëndruar në garë për të fituar grupin, Shqipërisë i nevojitej fitorja, por kuqezinjtë zhgënjyen, ndonëse janë ende në garë matematikisht.

Republika e Çekisë ishte larg skuadra më e mirë në fushë, duke pasur më shumë raste shënimi, si dhe dominuan në posedim të topit.

Goli i parë erdhi shumë herët. Tomas Chory shënoi gol të bukur vetëm pas tre minutave lojë, për rezultatin 1:0.

Vendasit vazhduan me krijimin e rasteve, teksa Shqipëria kishte shumë vështirësi, me rastin më të mirë që ishte goditja e Nedim Bajramit jashtë portës.

Në pjesën e parë të takimit nuk pati gola më, teksa në 45 minutat në vazhdim, Çekia shënoi edhe një herë.

45 minutat në vazhdim ishin më të barabarta, ndonëse sërish Shqipëria nuk u tregua mjaftueshëm e rrezikshme, ndaj edhe nuk arriti të shënonte.

Çekia në anën tjetër në minutën e 63-të e dyfishoi epërsinë, me Choryn që shënoi përsëri, për rezultatin 2:0.

Me rezultatin 2:0 përfundoi takimi, me Shqipërinë që zhgënjeu në këtë takim.

Gjeorgjia në anën tjetër ka pësuar humbje 1:0 nga Ukraina.

Në grupin B1, kryesojnë Gjeorgjia e Çekia me nga gjashtë pikë, teksa Shqipëria dhe Ukraina kanë nga tri pikë.

Lajme të ngjashme