Zhgënjen Manchester Unitedi, mposhtet nga Brightoni
Manchester Unitedi ka bërë hap fals që në xhiron e dytë të Premierligës, duke pësuar humbje 2:1 ndaj Brightonin në Amex Stadium, me Joao Pedron që shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.
Të dy skuadrat erdhën nga fitoret në ndeshjet e tyre hapëse, teksa tani Brightoni vazhdon me një fitore tjetër, e Manchester Unitedi zhgënjen.
Përballja në Amex Stadium ishte e zjarrtë, me shumë raste shënimi nga dy skuadrat, me vendasit që rrezikuan pak më shumë, ndonëse posedimi ishte te Djajtë e Kuq.
Goli i parë i takimit dhe i vetmi në 45 minutat e para u shënua nga Brighton, kur Welbeck e çoi topin në rrjetë për 1:0 në minutën e 32-të.
Danny Welbeck scores and his team is 1-0 up. Maguire's efforts in goal must be commended!!!
— PushGoals (@PushGoals) August 24, 2024
Brighton 1-0 Manchester Unitedpic.twitter.com/3Nw6DxJXrt
Manchester Unitedi u këndell në pjesën e dytë, duke barazuar me Amad Diallon në minutën e 60-të, me Nazraouin që asistoi.
🔔🏴 Brighton 1-1 Manchester United | Amad Diallopic.twitter.com/uzlBxPLkpD
— PushGoals (@PushGoals) August 24, 2024
Garnacho shënoi 10 minuta më vonë, por VAR ndërhyri për ta anuluar golin për pozitë jashtë loje.
🔔🏴 Brighton 1-2 Manchester United | Garnacho
— PushGoals (@PushGoals) August 24, 2024
Assist by Bruno Fernandespic.twitter.com/ybjNrcdVRZ
Heroi i Brightonit ishte Joao Pedro, i cili në minutën e pestë shtesë shënoi për fitoren e madhe 2:1.
🔔🏴 Brighton 2-1 Manchester United | Joao Pedro
— PushGoals (@PushGoals) August 24, 2024
Simon Adingra class!pic.twitter.com/8X0Qjq0wdp
Brightoni tani ka gjashtë pikë nga dy ndeshje të zhvilluara, e Manchester Unitedi mbetet në kuotën e tre pikëve nga xhiroja e parë.