Zhegrova në Juventus: Pritje e ngrohtë te ‘Zonja e Vjetër’ - NACIONALE

Zhegrova në Juventus: Pritje e ngrohtë te ‘Zonja e Vjetër’

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka mbërritur këtë të hënë në Itali për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Juventusin. Pas muajsh të tërë spekulimesh, transferimi i shumëpritur tashmë është bërë realitet.

Skuadra italiane ka arritur marrëveshje me Lille për shumën prej 20 milionë eurosh, ndërsa ardhja e Zhegrovës në qendrën mjekësore u shoqërua me entuziazëm nga dhjetëra tifozë bardhezi.

Në mesin e turmës ishte edhe një tifoz shqiptar me flamurin e UÇK-së, të cilin Zhegrova e vuri re dhe e nënshkroi me kënaqësi.

Sulmuesi 25-vjeçar pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, me vlerë rreth 2.5 milionë euro në sezon.

Lajme të ngjashme