Zhegrova: Kemi biseduar me trajnerin, gjithçka është në rregull - NACIONALE

Zhegrova: Kemi biseduar me trajnerin, gjithçka është në rregull

4 javë më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë të fundit për Klan Kosova, Edon Zhegrova ka trajtuar situatën nga grumbullimi i fundit i Kombëtares së Kosovës, duke konfirmuar problemet janë zgjidhur.

Zhegrova ka sqaruar se ka pasur një bisedë me trajnerin Franco Foda, gjatë së cilës kanë sqaruar çdo keqkuptim.

”Kemi biseduar me trajnerin, e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, tha Zhegrova.

Ai ka shtuar se ndjehet krenar që e përfaqëson shtetin e Kosovës në futboll.

”Jam gjithmonë krenar kur reprezentojë shtetin tim, kur gjithë bota e njeh Kosovën dhe kjo është krenari”, tha ai.

Lajme të ngjashme