Zhegrova: Jemi të dëshpëruar, të gjithë e donim fitoren
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, pas ndeshjes tha se janë të dëshpëruar me rezultatin e arritur ndaj Andorrës.
Zhegrova i cili shënoi golin e vetëm tha se goli i pranuar duhej të evitohej, nga mbrojtja dhe portieri.
“Jemi të gjithë të dëshpëruar sepse të gjithë e donim fitoren. Kjo na ka ndikuar psiqikisht, sepse e donim fitoren. Siç e patë Andorra luajti me tërë ekipin në mbrojtje. Mbrojtja jonë duhet të bënte më mirë dhe portieri gjithashtu, por ndodhin kështu dhe duhet të vazhdojmë tutje”.
Sipas tij loja do të duhej të fokusohej më shumë me topa të lartë, pasi kanë lojtar si Vedat Muriqi në sulm.
“Në këso rastesh duhet të provojmë me një kundër një ose krosime sepse kemi lojtarë shtatgjatë si Muriqi, por kësaj raste nuk kemi pasur fat. Mendoj që nuk duhet të dëshpërohemi, përkundrazi të motivohemi dhe të mësojmë nga gabimet e tona”,