Zëvendëspresidenti i UEFA-s: Napoli luan futboll më të bukur se Real Madridi - NACIONALE

Zëvendëspresidenti i UEFA-s: Napoli luan futboll më të bukur se Real Madridi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Zibi Boniek thotë se Napoli luan futboll më të bukur se Real Madridi, derisa përpos Serie A mund ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

"Napolitanët" janë fuqishëm kandidati kryesor për titullin e Serie A, pasi këtë edicion kanë vetëm një humbje dhe janë 13 pikë para Interit.

Sidoqoftë, ishin të jashtëzakonshëm edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve duke kaluar si lider me një grup me Liverpoolin, Ajaxin dhe Rangers.

"Mund të shoh Napolin që do të bëjë mirë në Evropë, por mos harroni se Eintracht Frankfurt janë të vështirë për t'u mposhtur gjithashtu. Nëse Napoli luan në këtë nivel, mund të shkojnë larg".

"Pse të mos ëndërrojnë Ligën e Kampionëve? Mendoj se Napoli luan futboll më të bukur se Real Madridi. Ata i fitojnë ndeshjet duke dominuar, jo në mbrojtje dhe me kundërsulme dhe kanë dy qendërmbrojtës të shkëlqyer", tha ai për Vikonos.

Napoli në fazën e grupeve ishte mjaftë dominuese duke përfshirë fitoret e thella si 4:1 ndaj Liverpoolit dhe 6:1 ndaj Ajaxit si mysafir.

Napoli më 21 shkurt do ta zhvillojë përballjen e parë ndaj Frankfurtit si mysafir, derisa pastaj më 15 mars do t'i pres në "Maradona Stadium".

Lajme të ngjashme