Zbulohet oferta e Barcelonës për Brozovicin
Barcelona i ka ofruar kontratë trivjeçare mesfushorit të Interit, Marcelo Brozovic, por nuk ka shprehur gatishmëri për ta ofruar shumën e njëjtë si Al Nassrit, 23 milionë euro.
Brozovici është në bisedime me klubin saudit, pasi klubi zikaltër u dha leje për të negociuar me të.
Megjithatë, raportohet se përfaqësuesi i Kroacisë i kërkon 30 milionë euro në sezon, 10 milionë euro më shumë seç i ka ofruar Al Nassri.
Derisa Interi është pajtuar me Al Nassrin për shitjen e 30-vjeçarit, por Barcelona ende shpreson se mund ta marrë mesfushorin.
Raportohet se kampionia e Spanjës i ka ofruar Brozovicit marrëveshje trivjeçare me një ngritje të vogël page.
Ai do t’i fitonte 7 milionë euro në sezonin e parë në Camp Nou, 8 milionë euro në sezonin 2024/25 dhe 9 milionë euro në sezonin 2025/26.
Megjithatë, Barça nuk është në gjendje t’i paguajë më shumë se 18 milionë euro për Brozon, prandaj edhe Interi e parapëlqen ofertën e klubit nga Saudi Pro League.
Brozovici është i gatshëm të kalojë në Al Nassri, por vetëm nëse iu plotësohen kërkesat personale.
Brozovici i fiton 6.5 milionë euro në marrëveshjen e tanishme me Interin, e cila i mbaron në qershor të vitit 2026.
