Ylli i Romës tregon se pse Mourinho është ‘trajner bipolar’
Mbrojtësi i Romës, Roger Ibanez, e ka përshkruar si kënaqësi dhe të vështirë të punosh me një trajner ‘bipolar’ si Jose Mourinho.
Qendërmbrojtësi ka qenë i rregullt në mbrojtje për dy vitet që Mourinho ka qenë në krye të verdhekuqve, duke përjetuar ngritje dhe ulje të shpeshta në periudha të afërta kohore.

“Është fantastike ta punosh me të ditë pas dite”, tha Ibanez për Rede Atlantida. “Unë mendoj se ai është një trajner bipolar, pasi një ditë ai qesh dhe bën shaka me ty, dhe të nesërmen nuk mund të flasësh me të”.
Me Carlo Ancelottin që i rezistoi propozimeve për të qëndruar me Real Madridin, Ibanez u pyet nëse Mourinho do të ishte një trajner i mirë i kombëtares braziliane.
“Mendoj se ai do të përshtatej shumë lehtë, por vetëm ai e di se çfarë do të sjellë e ardhmja”.
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) July 1, 2023
‘Special One’ vendosi t’i qëndrojë besnik Romës, duke mos pranuar asnjë ofertë që i erdhi, pavarësisht sa të majme ishin ato nga Lindja e Mesme. Në anën tjetër mbrojtësi brazilian që u transferua te Roma në vitin 2021, në kontratën e tij ka edhe dy vite të mbetura.
