Ylli i ri i Romës e refuzon thirrjen për të luajtur në Boteror - NACIONALE

Ylli i ri i Romës e refuzon thirrjen për të luajtur në Boteror

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Australia është në mesin e kombëtareve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2022, por një lojtar vullnetarisht ka refuzuar ftesën e kombëtares australiane për të mos u grumbulluar. Fjala është për yllin e ri të Romës, Cristian Volpato.

Volpato është vetëm 18-vjeç. Botërori për futbollistët është dritarja më e rëndësishme për futbollistët. Mirëpo, sulmuesi i ri i Romës me vetëdëshirë ka vendosur ta sabotojë ftesën e Australisë për të mos marrë pjesë.

Këtë detaj e konfirmoi vetë përzgjedhësi i Australisë, Graham Arnold. Ai zbuloi të gjitha prapaskenat, duke shprehur zemërim që nuk ka mundur ta përfshijë në listën e lojtarëve që publikoi për Kupën e Botës.

“Ka vendosur që ta hedh poshtë ofertën time për të luajtur për Australinë në Botërorin që do të zhvillohet në Katar. Ka qenë një vendim i tij. Cristian nuk ka dashur të marrë një vendim kaq të madh në këtë moment të karrierës së tij. Në rregull është kështu”, shtoi ai.

As thirrjet e vazhdueshme nuk e kanë bindur sulmuesin 18-vjeçar që ta pranonte ftesën e Australisë sipas përzgjedhësit Arnold.

“Deri dje në ora 23:00 të natës jam munduar që ta bindja Volpaton për të qenë pjesë e skuadrës. Kam folur me Cristianin tri herë. Dhe, edhe më herët i kisha folur. Dje i thashë që ishte në mesin e 26 lojtarëve të ftuar. Ai më tha që dëshironte të mendonte dhe të fliste me personat tjerë që janë të afërt me të, për të kërkuar që dihej se çfarë ishte më e mira për karrierën e tij. Pastaj më vonë vendosi që ta refuzojë ftesën për time për të luajtur me Australinë në Botëror”, saktësoi ai.

Arsyeja e refuzimit

Shtypi italian ka raportuar që arsyeja primare e këtij refuzimi qëndron te fakti se Volpato dëshiron që të grumbullohet me Italinë.

Nëse ai do ta pranonte ftesën e Australisë për të luajtur në Botërorin e sivjem, atëherë nuk do të mund që të ndryshonte më kombëtare, bazuar me rregullat aktuale të FIFA-s.

Për këtë shkak ai ka vendosur që të blejë kohë dhe të shpresojë në të ardhmen e afërt te një ftesë e Roberto Mancinit.

Gjatë kohës së Botërorit, ai do të qëndrojë në seancën stërvitore të Trigorias, aty ku Roma zhvillon përgatitjet gjatë javës.

Tani, në bazë të lajmeve që po qarkullojnë në mediet e ndryshme, nuk përjashtohet mundësia që ai të ftohet nga Italia për të luajtur në Tiranë ndaj Kombëtares së Shqipërisë më 16 nëntor.

Volpato në Serie A ka zhvilluar dy paraqitje, ku ka shënuar një gol dhe një asist. Ndërsa në Ligën e Evropës ka bërë tre paraqitje, duke pasur një minutazh prej 127 minutave.

Lëndimi i Dybalas ia ka lehtësuar atij që të ketë hapësirë heraherës në formacionin e ekipit senior të Romës të udhëhequr nga Mourinho.

Lajme të ngjashme