Ylli i Real Sociedadit e refuzon Arsenalin, preferon dy skuadra të tjera para Topçinjve - NACIONALE

Ylli i Real Sociedadit e refuzon Arsenalin, preferon dy skuadra të tjera para Topçinjve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Real Sociedadit, Martin Zubimendi, ka qenë nën radarin e Arsenalit në vitet e fundit, por mesfushori nuk është i interesuar për t'u transferua te skuadra nga veriu i Londrës.

Mikel Arteta raportohet se është një fans i madh i mesfushorit me tipare mbrojtëse dhe ka kërkuar ta sjellë atë në Premierligë. Megjithatë, Sport pretendon se 25-vjeçari nuk është i interesuar të bashkohet me Topçinjtë dhe do të largohet nga La Real vetëm për një nga dy klubet specifike.

Mikel Arteta

Sipas raportimit, objektivi i Topçinjve është i interesuar vetëm për ofertat nga Barcelona dhe Real Madrid pasi ai dëshiron të qëndrojë në Spanjë në vend që të ndërrojë shtetin. Barcelona ka treguar shumë interes për mesfushorin bask së bashku me Joshua Kimmich të Bayern Munich. Megjithatë, pozicioni i tyre i dobët ekonomik mund të jetë një problem në të ardhmen.

Martin Zubimendi-spanjë-20240322

Arsenali gjithashtu raportohet se po shqyrton disponueshmërinë e mesfushorëve të tjerë defensivë pas refuzimit të Zubimendit. Lista e tyre e ngushtë aktualisht përfshin lojtarë si Joao Neves nga Benfica, Amadou Onana i Everton, Bruno Guimaraes nga Newcastle dhe Douglas Luiz nga Aston Villa.

Martin Zubimendi 2024

25-vjeçari është thirrur në skuadrën e kombëtares spanjolle nga Luis de la Fuente për Euron e Gjermanisë. Ai nuk pritet të jetë titullar për La Roja me Rodri të Manchester Cityt që pritet të startojë në atë pozitë.

Lajme të ngjashme