Ylli i Real Madridit thyen heshtjen, flet për ofertën miliardëshe nga Arabia Saudite
Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka thyer heshtjen për raportimet që e lidhnin atë me një ofertë miliardhëse nga Arabia Saudite.
Anësori brazilian ka qenë cak i një oferte mbresëlënëse prej 1 miliardë dollarësh (756 milionë £/896 milionë euro) nga Saudi Pro League, që nuk u refuzua menjëherë nga 24-vjeçari, duke shkaktuar shqetësim në hierarkinë e Santiago Bernabeut. ESPN ka raportuar se Vinicius Jr do të presë deri në fund të sezonit përpara se të vendosë nëse do të ndjekë ofertën saudite, e cila do ta bënte atë atletin më të paguar në botë.

Megjithatë, braziliani më në fund ka adresuar thashethemet e transferimit, duke këmbëngulur se ai dëshiron të vazhdojë në Santiago Bernabeu për një kohë më të gjatë. Ai më tej deklaroi se ndihet i sigurt në Real Madrid, duke luajtur përkrah disa prej talenteve më të mirë në botë pasi synon të fitojë më shumë trofe të mëdhenj.
Duke folur për CNN Sports, ylli i Los Blancos tha: "Unë gjithmonë luaj për të qenë ndër më të mirët dhe, çdo ditë që kalon te Real Madrid, ndihem më i sigurt. Unë kam fituar tashmë dy Liga të Kampionëve dhe luaj me të tjerë që tashmë kanë fituar gjashtë – [Dani] Carvajal gjithashtu ka fituar gjashtë dhe ata na motivojnë çdo ditë për të luajtur përtej kufijve tanë dhe se gjithçka është e mundur me ekipin që kemi tani. Ne tashmë ia dolëm deri këtu [të fitojmë dy Liga të Kampionëve në tre vjet], ishte vërtet e vështirë. Por të qëndrosh në nivelin më të lartë, është shumë më e vështirë, kështu që unë dua të qëndroj në këtë nivel për një kohë të gjatë dhe të jem në gjendje të fitojë po aq Liga të Kampionëve sa Carvajal, [Luka] Modrić, Nacho dhe Toni [Kroos], të cilët fituan gjashtë."
Ai shtoi: "Ne mund të kemi një nga skuadrat më të mira për dekadën e ardhshme, dhe tani, ne duhet të tregojmë në fushë se mund të performojmë. Dhe unë, së bashku me shokët e mi, çdo herë, çdo lojë që luajmë, ne mund të jemi më afër fitimit të më shumë titujve të Real Madridit”.

Reprezentuesi brazilian ka shijuar një 2024 të jashtëzakonshëm që mund të kulmojë me çmimin e tij të parë të Topit të Artë. Ai do të shihet më pas në fushë të enjten mbrëma teksa Real Madrid do të përballet me Las Palmas në La Liga.