Ylli i Palace shënoi gol mahnitës kundër Manchester Unitedit, por pse nuk festoi? - NACIONALE

Ylli i Palace shënoi gol mahnitës kundër Manchester Unitedit, por pse nuk festoi?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Michael Olise nuk e festoi aspak golin mahnitës nga gjuajtja e lirë për t’i ndihmuar Crystal Palace ta shmangë disfatën kundër Manchester Unitedit të mërkurën në Premierligë.

Goditja e tij ishte e jashtëzakonshme dhe përfundoi në rrjetën e portës së David de Geas pasi e goditi pjesën e brendshme të shtyllës horizontale, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit.

Ndodhi në minutën e 91-të dhe ia siguroi klubit londinez një pikë të madhe.

Stadiumi Selhurst Park shpërtheu. Megjithatë, Olise u largua duke ecur qetësisht para se të rrethohej nga bashkëlojtarët e ngazëllyer.

Pse nuk e festoi golin ai?

Të gjithë lojtarët në botë me siguri se do të kishin festuar si të çmendur pas shënimit të një goli aq të mrekullueshëm.

Por jo edhe Olise.

A ka luajtur ai ndonjëherë për Manchester Unitedin? A e ka përkrahur ai ndonjëherë Unitedin?

Jo dhe jo.

Olise nuk festoi sepse ai është i tillë, gjithmonë ka qenë i tillë.

Në një shkrim të The Athletic në tetor 2021 pas kalimit të tij në Palace nga Reading, ish-bashkëpunëtorët e tij në Reading tregojnë se Olise ka qenë kështu prej fillimit.

Nuk dihej shumë për 19-vjeçarin në atë kohë, prandaj The Athletic foli me njerëzit e Reading për të.

Mbrojtësi i Reading, Sean Morrison, tregoi se si Olise nuk i kishte festuar golat as te ish-klubi i tij.

Ne e kishim zakon të thoshim se ai është paksa i çuditshëm, sepse kur shënonte gola, ai nuk festonte”, tha Morrison.

Ne do të pyesnim, ‘Mike, ti sapo shënove një gol të rëndësishëm dhe thjesht po kthehesh në pjesë fushën tonë?’ Në palestër ai festonte dhe bërtiste kur fitonte ndonjë duel me menaxherin, por të shtunave ai do të shënonte në stadiumin tonë dhe nuk do të lëvizte vendi”, tregoi ai.

Ai shtoi: “Ne nuk e kemi kuptuar kurrë pse. Ai nuk na jepte kurrë ndonjë përgjigje, por ai është thjesht ndryshe, lojtar i veçantë”.

Duket se Olises thjesht nuk i pëlqen t’i festojë golat. Mbase ai është i vetëdijshëm se ç’është në gjendje të bëjë dhe thjesht nuk lodhet për të festuar.

Lajme të ngjashme