Ylli i NBA me prejardhje nga Kosova, Donçiq do të paguajë për varrimin e 8 të vrarëve në Serbi - NACIONALE

Ylli i NBA me prejardhje nga Kosova, Donçiq do të paguajë për varrimin e 8 të vrarëve në Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i NBA-së, Luka Donçiq – i cili ka prejardhje nga Kosova – ka thënë se do të paguajë për varrimin e tetë fëmijëve dhe një roje sigurimi që u vranë në një shkollë në Beograd të mërkurën.

Donçiq u lind në Slloveni, por gjyshi i tij serb ishte lindur dhe rritur në Klinë të Skenderajt, para se të zhvendosej në Slloveni.

Basketbollisti i Dallas Mavericks do të paguajë edhe për këshillimet psikologjike për shokët e klasës të të vrarëve dhe stafin e shkollës.

Zemra më është thyer nga të shtënat me armë tragjike në shkollë në Serbi dhe për humbjen e jetëve, përfshirë të fëmijëve të pafajshëm”, tha Donçiq.

Ju mbështes dhe qëndroj përkrah jush gjatë kësaj kohe të vështirë”, shtoi ai.

Ai nënvizoi se është i përkushtuar t’u ofrojë mbështetje të menjëhershme viktimave të tragjedisë përmes fondacionit të vet për bamirësi.

Shtatë nxënës dhe një mësues u lënduan gjatë të shtënave në shkollën fillore Vladislav Ribnikar.

Një djalosh 13-vjeçar është arrestuar në lidhje me vrasjet, bashkë me nënën dhe babanë.

Ndërkohë, një i dyshuar është arrestuar për një sulm tjetër me armë zjarri afër një fshatë rreth 60 kilometra larg Beogradit.

Tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në sulmin e dytë.

Lajme të ngjashme