Ylli i Barcelonës mbetet jashtë EURO 2024 për shkak të lëndimit - NACIONALE

Ylli i Barcelonës mbetet jashtë EURO 2024 për shkak të lëndimit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Holandës u përball me një lajm shumë të keq për kampin e saj, pasi pak para fillimit të Kampionatit Evropian, ylli i Barcelonës Frenkie de Jong, ka mbetur jashtë për shkak të lëndimit.

Në vend të tij është thirrur mbrojtësi i Chelseat, Ian Maatsen.

De Jong, 27 vjeç, nuk ka luajtur që nga dëmtimi i kyçit të këmbës së djathtë në humbjen 3:2 të Barcelonës ndaj Real Madridit më 21 prill.

Pavarësisht kësaj, mesfushori u emërua në skuadrën prej 26 lojtarësh të Ronald Koeman për Euron në Gjermani me shpresën se ai do të mund të paraqitet në finalet e turneut.

Sidoqoftë, Holanda konfirmoi në një deklaratë të shkurtër se De Jong kishte humbur "një garë kundër kohës" dhe nuk do të ishte mjaftueshëm i aftë për të luajtur ndonjë pjesë në turne.

“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer që nuk do të shkoj në Euro”, ka thënë De Jong në një postim në rrjetet sociale.

“Ne kemi bërë shumë punë në javët e fundit, por kyçi im ka nevojë për më shumë kohë, për fat të keq. Është një ëndërr dhe nderi më i madh të përfaqësosh vendin tonë në një turne madhor, por tani, si i gjithë kombi, unë do të bëj tifo për ekipin tonë nga jashtë”.

De Jong, i cili ka 54 paraqitje për vendin e tij, humbi gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit të Barçës, pasi lëndoi kyçin e tij për herë të tretë të sezonit në humbjen e El Clasicos kundër Real Madridit.

Duke folur pas një fitoreje 4:0 ndaj Islandës, Koeman kritikoi menaxhimin e Barçës për dëmtimet e De Jong këtë sezon.

“Ata rrezikuan me Frenkie dhe tani ne vuajmë pasojat”, tha Koeman për NOS.

De Jong tani do të kthehet në Barcelonë për të vazhduar punën e tij të rikuperimit.

Holanda e nis turneun e saj kundër Polonisë më 16 qershor, me ndeshjet kundër Francës dhe Austrisë që do të pasojnë në fazën e grupeve.

Lajme të ngjashme