Ylli i Atleticos: Lojtarët shkojnë në Arabi shkaku i parave
Mesfushori i Atletico Madridit Axel Witsel thotë se paratë po i motivojnë lojtarët të shkojnë në Arabinë Saudite.
Belgu që kohëve të fundit po përdoret si qendërmbrojtës ka treguar se është shumë i lumtur te Atletico dhe që nuk ka marrë ndonjë ofertë nga arabët.
“Tre ose më së shumti katër ndeshje në Dortmund. Por jo në një rresht me tre, ishte me dy, që është pak më e vështirë. Ishte me të vërtetë viti i kaluar kur fillova të luaja pothuajse gjithmonë në këtë pozicion, diçka e re për mua”.
“Në mes të fushës gjithçka është më e natyrshme. E di ku duhet ta mbuloj partnerin, vrapoj. po shkon mirë. Në fillim, në mbrojtje, më duhej të mendoja shumë. Jo me topin sepse ke gjithçka përballë, por të mbrohesh. Më duhej të ndryshoja pak shpejtësinë që të parashikoja dhe të vrapoja në hapësirë”.
Witsel kishte kaluar te skuadra kineze TJ Quanjian në moshën 25-vjeçare dhe e pranoi se arsyet ishin vetëm paratë.
“Nëse do të rikthehesha në kohë, do të veproja njëjtë. Duhet ta thuash të vërtetën, njerëzit që shkonin te Kina atëherë dhe tani që po shkojnë et Arabia janë duke e bërë sepse marrin shumë para. Dhe e kuptoj plotësisht”.
Lojtarët tani po kritikohen që po bëjnë këso veprimesh, me kapitenin Jordan Henderson që u kritikua nga tifozët e Anglisë, njësoi si talenti spanjoll Gabri Veiga.