Ylli francez thotë se refuzoi Real Madridin për Bayern Munichun
Sulmuesi i Bayern Munichut Mathys Tel thotë se ka refuzuar Real Madridin për t’iu bashkuar Bayern Munichut.
Klubi madrilen në vitet e fundit ka ndryshuar mënyrën e punës meqenëse është fokusuar te talentët e rinj, para lojtarëve eksperiencë që merrte vite më parë.
Sidoqoftë, Tel në një intervistë së fundmi për “Carre” ka deklaruar se për t’iu bashkuar Bayernit e hodhi poshtë ofertën e Realit.
“Real Madrid ose Bayern? Është e vërtetë që shumë klube më donin në vitin 2022. Është shumë e vërtetë, por isha i fokusuar vetëm te Bayerni”.
“Nuk kisha ndonjë opsion tjetër sepse më pëlqeu projekti dhe njerëzit prapa projektit”.
Ndër të tjera, lojtari e pranoi se i ishte ofruar numri 9 i Robert Lewandowskit.
“Është diçka shumë e madhe. Po, Bayern më ofroi numrin 9 pas lagimit të Lewandowskit por e preferoj numrin 39 sepse është një sfidë në mendjen time”.
“Nuk doja të arrija dhe njerëzit të mos më njohin, të marrë numrin 9 të Lewandowskit që ka bërë gjëra të mëdha. Dua ta meritoj numrin 9”, përfundoi francezi.
Ndërkohë, Bayern Munich pagoi 20 milionë euro për Tel i cili ka shënuar tre gola deri më tani.