Ylber Ramadani optimist: Mund ta bëjmë mrekullinë në Gjermaninë
Mesfushori Ylber Ramadani thotë se Shqipëria mund të jetë befasia e madhe në Gjermani.
Shqipëria ndodhet në grupin e “vdekjes” me kombëtare të madhe si Spanja, Italia dhe Kroacia.
Sidoqoftë, ylli i Lecces për faqen zyrtare të FSHF-së thotë se “Kuq e Zinjtë” do të synojnë të bëjnë befasinë pavarësisht vështirësive.
“Siç e patë edhe grupin tonë, një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Mirëpo, ne do të shkojmë në Gjermani dhe të tentojmë të bëjmë befasi”.
“Shkojmë atje që ta tregojmë nivelin e skuadrës sonë, sepse edhe ne kemi pasur ekipe të vështira në grupin tonë si Çekinë dhe Poloninë. Shkojmë atje të luajmë, bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive kështu që nuk do të dorëzohemi lehtë”.
“Grup i vështirë por ne mund të bëjmë mrekulli në Gjermani. Andaj ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Shqipëria do ta nis aventurën në fazën e grupeve ndaj Italisë më 15 qershor, derisa katër ditë më vonë përballen me Kroacinë dhe në fund ndaj Spanjës, më saktësisht më 24 qershor.