Ylber Ramadani: Bëra ëndrrën realitet duke luajtur në Serie A - NACIONALE

Ylber Ramadani: Bëra ëndrrën realitet duke luajtur në Serie A

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Ylber Ramadani thotë se ka bërë ëndrrën realitet duke luajtur për Lecce në Serie A.

Shqiptari iu bashkua klubit italian në afatin veror, kurse debutoi në fitoren ndaj Lazios me rezultat 2:1.

Në një intervistë së fundmi për “Daily Record”, Ramadani tregoi se e ka pasur ëndërr të fëmijërisë të luajë në një nga pesë ligat më të forta evropiane, gjë që tani është bërë realitet.

Ishte një hap i madh dhe me duhet ta merrja. Kur isha fëmijë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një nga pesë ligat më të mira në botë. Serie A është liga e dytë më e mirë në botë dhe tani është ëndërr e bërë realitet. Gjithmonë i kam thënë babait se do t’ia dilja”.

Kur erdhi shansi, më duhej t’i thosha klubit që ta bëj këtë lëvizje sepse është ëndrra ime të luaj në Serie A. Dua të falënderoj Aberdeen sepse më dhanë shansin dhe lejuan që të ndodh”.

Ramadani shtoi se e njeh mirë Serie A pasi e ka përcjellur gjithmonë dhe tani mezi pret të luajë edhe në stadiume tjera të mëdha.

Ligën italiane e njoh mirë sepse e shikoja çdo vikend. Më pëlqeu projekti i Lecce. Janë duke investuar, duke u përmirësuar. Duan të qëndrojnë në ligë dhe të shkojnë më larg se vitin e kaluar”.

Mezi pres të luaj në disa top stadiume dhe gjithashtu te Lecce ku do të kemi një tifozëri të madhe. Në ndeshjen e parë ndaj Lazios ishin shitur të gjitha”.

Përndryshe, shqiptari karrierën e kishte nisur te skuadra e Ferizajt derisa kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Dritës para se t’i bashkohej Partizanit të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme