Yjet e Kosovës urojnë 15-vjetorin e pavarësisë - NACIONALE

Yjet e Kosovës urojnë 15-vjetorin e pavarësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Yjet e Kombëtares së Kosovës, si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Florent Hadërgjonaj kanë uruar 15-vjetorin e pavarësisë.

Sot (17 shkurt), Kosova feston 15-vjetorin e pavarësisë si shtet i pavarur dhe demokratik.

E sigurisht, yjet dardanë nuk kanë harruar ta urojnë Kosovën në këtë ditë të shenjtë përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi përmes një postimi në "Twitter" shkroi "15 vite shtet!!!", duke shtuar një fotografi të flamurit tonë.

Ndërsa, mbrojtësi Florent Hadërgjonaj shkroi: "Urime 15 vjetori vendi im i shenjtë. Jetofsh përgjithmonë i fortë dhe me plot suksese".

Ylli i Lilles, Edon Zhegrova postoi një fotografi në fanellën e Kosovës duke thënë se ky vit do të jetë i yni.

"Urime shteti im! Shpresoj dhe besoj që ky vit të jetë i yni. Shumë krenar".

Kurse, sulmuesi i Galatasaray, Milot Rashica publikoi një foto duke shtuar “Urime dita e pavarësisë”.

Kujtojmë, kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë disa ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian qysh nga muaji mars.

Fillimisht, “Dardanët” do të udhëtojnë për përballjen ndaj Izrealit, e tre ditë më vonë do ta presin Andorrën në “Fadil Vokrri”.

Lajme të ngjashme