Yjet e Chelseat të penduar për kontratat e gjata pasi kanë humbur besimin në 'projektin e madh' - NACIONALE

Yjet e Chelseat të penduar për kontratat e gjata pasi kanë humbur besimin në 'projektin e madh'

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se një numër yjesh te Chelsea tashmë janë të penduar që kanë nënshkruar kontrata të gjata, me besimin që është humbur krejtësisht në 'projektin e madh' që është planifikuar në Stamford Bridge.

Të kaltrit kanë investuar shumë në afatet e fundit të transferimeve, me mbi 1 miliardë funte (1.3 miliardë dollarë) të shpenzuar për fytyra të reja që kur Roman Abramovich ra dakord të shiste klubin në vitin 2022. Që atëherë ka pasur pak përparim në fushën e lojës në Londrën perëndimore, me skuadrën që është në një pozitë tejet të vështirë, në mesin e tabelës.

Mykhailo Mudryk Chelsea 2023-24

Chelsea ka fituar shumë potencial me lojtarë si Cole Palmer, Enzo Fernandez, Moises Caicedo, Mkyhailo Mudryk, Christopher Nkunku dhe Noni Madueke që janë rrëmbyer. Sipas The Athletic, disa nga të ardhurit e rinj janë "penduar" për nënshkrimin e kontratave për një kohë kaq të gjatë - me kontratat që zgjasin shtatë dhe tetë vite, taktikë kjo e përdorur me mjeshtëri nga Todd Bohely për t'i ikur FFP-së.

Thuhet se ka një "përzierje toksike" në Stamford Bridge, me vizionin e pronarëve ambicioz që nuk janë të njëjta me ata në dhomën e zhveshjes. Gjithashtu pretendohet se bashkëpronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali nuk janë në kushtet më miqësore – edhe pse Chelsea ka qenë e shpejtë për të hedhur spekulimet për një raportim të tillë.

Problemet me Mauricio Pochettino Chelsea 2023-24 GFX

Megjithatë, më shumë vendime të mëdha presin të kaltrit që rrëshqasin në gjysmën e fundit të tabelës së Premierligës këtë sezon. Pyetjet po bëhen për të ardhmen e Mauricio Pochettino disa muaj pas marrjes së detyrës, por ai pritet të zgjasë të paktën deri në verë - kur do të mbeten vetëm 12 muaj nga marrëveshja e tij.

Disa nga yjet në skuadrën e Chelsea thuhet se kanë shqetësime në lidhje me mungesën e këshillave taktike që ofrohen nga një ekip stërvitor dhe mund të ndodhë që gjërat të përkeqësohen në Londrën perëndimore përpara se të fillojnë të përmirësohen.

Lajme të ngjashme