Yamal: Na thoshin se mposhtim vetëm skuadrat e vogla, po tani? - NACIONALE

Yamal: Na thoshin se mposhtim vetëm skuadrat e vogla, po tani?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lamine Yamal thotë se Barcelona është skuadra më e mirë në botë pas fitores 0:4 te Real Madridi.

Katalunasit e turpëruan rivalin e përbetuar midis “Santiago Bernabeut”, ku Yamal u përkujdes për ta shënuar golin e tretë.

Pas ndeshjes, Yamal “ngacmoi” tifozët madrilenë, si dhe deklaroi se Barcelona e dëshmoi se mund t’i mposhtë të gjitha skuadrat në botë.

“Besoj se jemi skuadra më e mirë në botë”.

Ata thoshin se ne mposhtnim vetëm skuadrat e vogla, por tani ne mposhtëm Real Madridin me rezultat 4:0 në shtëpinë e tyre”.

E kemi dëshmuar se mund të mposhtim çdo kënd”, nënvizoi ai.

Barcelona këtë javë ishte mahnitëse, ku në mesjavë demoluan Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve, kurse në vikend Real Madridin.

Katalunasit janë lider i vetëm në kampionatin spanjoll me gjashtë pikë dallim nga Reali, si dhe kanë arkëtuar gjashtë sosh në tre paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme