Yakin optimist: Pse mos ta mposhtim edhe Anglinë?
Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin është i sigurt se mund ta mposhtin edhe Anglinë për të vazhduar në gjysmëfinale të “Euro 2024”.
“Helvetikët” bënë befasinë duke eliminuar Italinë në çerekfinale, ndërsa do të përballen me “Tre Luanët” në fazën tjetër.
Yakin në konferencë për shtyp bëri të qartë se kanë skuadrën për ta mposhtur edhe Anglinë, të cilën nuk e sheh si favorit të madh.
“Nëse krahasoni skuadrën dhe vlerat në skuadër të lojtarëve respektiv, atëherë ka ndryshime të mëdha në Angli”.
“Do të jetë ndeshje e hapur, i dimë forcat dhe dobësitë dhe iu siguroj që skuadra ime do të jetë gati për të luftuar kundër Anglisë së madhe. Pse të mos e mposhtim Anglinë në një ditë të mirë?”.
Yakin ndër të tjera shtoi se trofetë e fituara nga lojtarët kanë ndikuar që Zvicra të ketë vetëbesim më të madh.
“Është e shkëlqyer çfarë djemtë po bëjnë. Është kënaqësi t’i shohësh duke festuar në fushë. Mund ta shihni vetëbesimin që shumë lojtarë kanë sjellë në kombëtare”.
“Lojtarët e rëndësishëm si Sommer, Xhaka dhe Akanji kanë ardhur në kam me trofe dhe tre lojtarë të Bolognas kaluan një sezon fantastik në Itali”.