Xherdan Shaqiri realizon gol ndaj Estonisë - NACIONALE

Xherdan Shaqiri realizon gol ndaj Estonisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka shënuar gol në miqësoren ndaj Estonisë.

Anësori i Chicago Fire ishte nga minuta e parë së bashku me Granit Xhakën, ndërsa realizoi golin e katërt nga pika e bardhë.

Shaqiri fillimisht e humbi penalltinë, por pastaj reagoi VAR-i duke e rikthyer shkaku që portieri e kishte kaluar vijën para se lojtari ta godiste topin.

Në gjuajtjen e dytë, Shaqa ishte i pagabueshëm duke mos i dhënë asnjë shans portierit (70’).

Lajme të ngjashme