Xherdan Shaqiri kthehet aty ku mori hapat e parë, nënshkruan me Baselin
Mesfushori me tipare sulmuesi, Xherdan Shaqiri, shumë shpejt është bërë me skuadër të re.
Pasi ndërpreu kontratën me marrëveshje të dyanëshme me Chicago Fire, reprezentuesi zviceran ka nënshkruar me skuadrën e madhe, FC Basel.
Shaqiri ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën ku mori hapat e parë të futbollit profesionist, kontratë që vlen deri në vitin 2027.
Kthimi i tij në skuadrën zvicerane vjen pas 12 vitesh, ku gjatë kësaj periudhe ka fituar 13 trofe, duke përfshirë dy herë Ligën e Kampionëve.
𝓗ä𝓻𝔃𝓵𝓲𝓰𝓰 𝔀𝓲𝓵𝓵𝓴𝓸𝓶𝓶𝓮 𝓭𝓮𝓱𝓮𝓲 ❤️💙#FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) August 16, 2024
Transferiere jetzt auch du zur @baloise_ch pic.twitter.com/Ri2LXcYaPL
Xherdani u pa i lumtur pasi u kthye te skuadra e fëmijërisë, ku fjalët e tij të para ishin: “Më mbush me krenari dhe jam shumë i lumtur që sot mund të kthehem në vendlindje te FCB. Unë kam qenë thellësisht i lidhur me klubin dhe rajonin që nga fëmijëria. Si tifoz dhe sigurisht edhe si lojtar. E nisa akademinë e futbollit në Basel dhe më pas arrita të nis karrierën time ndërkombëtare. Tani do të doja të sulmoja sërish me FCB dhe mezi pres momentin për të parë sërish tifozët tanë në Joggeli”.

Teksa, drejtori sportiv i klubit tha se ky transferim u përballua vetëm pasi dëshira ishte e njëjtë nga të dy palët.
Daniel Stucki tha: “Ne kemi biseduar me Xherdan prej javësh dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kthimi i tij në Basel më në fund ka funksionuar. Nënshkrimi ishte i mundur vetëm - edhe financiarisht - sepse FCB, por mbi të gjitha vetë Xherdani, e donte shumë këtë rikthim. Fakti që një lojtar i kalibrit të tij po luan sërish për Rotblau në Superligë është një sinjal i fortë për klubin, qytetin e Bazelit dhe rajonin, por edhe futbollin zviceran në përgjithësi. Ne jemi të bindur se ekipi ynë do të përfitojë nga përvoja dhe klasi i tij.”
FC Basel 1893 është i emocionuar që Xherdan Shaqiri do të luajë sërish për kuqeblutë pas qëndrimit të tij në Bayern Munich, Inter Milan, Stoke City, Liverpool, Olympique Lyon dhe së fundmi Chicago Fire.
Unseri Nr. 10 🔥 @XS_11official #FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) August 16, 2024
Transferiere jetzt auch du zur @baloise_ch pic.twitter.com/ZqZHEclMkQ