Xhaka: Pikë e merituar ndaj Bayernit, mbrojtja ta fiton titullin - NACIONALE

Xhaka: Pikë e merituar ndaj Bayernit, mbrojtja ta fiton titullin

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Granit Xhaka e ka vlerësuar si të mençur paraqitjen e Bayer Leverkusenit ndaj Bayern Munichut, megjithatë është i lumtur me pikën e marrë.

Ylli shqiptar që përfaqëson Zvicrën asistoi te goli i Leverkusenit, sfidë që përfundoi me rezultat 1:1, mirëpo Bayern ishte dukshëm në nivel tjetër.

“Luajtëm mençur dhe sigurt. Pika nuk është e pamerituar. Bayerni kishte më shumë posedim, por kjo nuk ta fiton ndeshjen”.

“Siç thonë, mbrojtja e fiton titullin. Bëmë ashtu siç kërkoi trajneri. Jemi të lumtur me rezultatin 1:1”.

“Humbët shumë kohë? Kishte të bënte vetëm me ritmin e lojës. Kjo është pjesë e futbollit. Kemi stërvitur gjatë tërë javës. Në një top ndeshje, detajet e vogla mund të vendosin gjërat”, nënvizoi Xhaka.

Ndër të tjera, ai kishte lëvdata edhe për serbin Alexandar Pavlovic, i cili ka zgjedhur ta përfaqësojë Gjermaninë.

Është djalë me shumë potencial, përndryshe nuk do të ishte te Bayernit. A është më i mirë se ti në këtë moshë? Për mua është një lojtar komplet ndryshe”.

“Bayerni është gjithmonë garues për titull, përfshirë edhe këtë sezon. Sidoqoftë ata do të vijnë në Leverkusen e aty do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër”.

Bayern Munich aktualisht është lider me 13 pikë të mbledhura pas pesë xhirove, tre më shumë se Leverkuseni.

Lajme të ngjashme