Xhaka paralajmëron Leverkusenin për Bayernin: Shumë të fortë në sulm - NACIONALE

Xhaka paralajmëron Leverkusenin për Bayernin: Shumë të fortë në sulm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Granit Xhaka i ka paralajmëruar bashkëlojtarët që duhet të jenë shumë të fokusuar për përballjen ndaj Bayern Munichut.

Ylli shqiptar që përfaqëson Zvicrën thotë se Bayerni është tepër i fortë në aspektin ofansiv, mirëpo solid në mbrojtje meqenëse kanë pranuar pak gola.

Ai e ka vlerësuar Bayernin si kundërshtar i nivelit të Ligës së Kampionëve, andaj duhet të jenë gati gjatë tërë kohës.

“Nëse bëhesh kampion dhe e fiton Kupën, atëherë presioni duhet të jetë më i lartë. Por, kemi ndjenjën se mund ta përballojmë presionin shumë mirë dhe kemi eksperiencën për ta bërë”.

“Bayerni? Në aspektin ofansiv janë shumë të fortë dhe në mbrojtje pranojnë pak gola. Është kundërshtar i nivelit të Ligës së Kampionëve”.

“Sigurisht i kemi analizuar lojtarët e tyre dhe mund të shihni se shumë gjëra po iu shkojnë shumë mirë. Thuajse çdo goditje është gol për ta. Është padyshim top ndeshje dhe jemi gati për ta”, siguroi Xhaka.

Leverkuseni do të jetë mysafir i Bayernit këtë të shtunë me fillim nga ora 18:30 në “Allianz Arena”.

Lajme të ngjashme