Xhaka nominohet për Topin e Artë, babai i tij: Është shqiptari i parë që nominohet për këtë çmimi - NACIONALE

Xhaka nominohet për Topin e Artë, babai i tij: Është shqiptari i parë që nominohet për këtë çmimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, është nominuar për Topin e Artë.

“France Football” mbrëmë ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për Topin e Artë dhe aty figuron edhe Granit Xhaka, futbollisti zviceran me orgjinë shqiptare.

Ky nominin ka ndodhur si rezultat i paraqitjeve të mira të Xhakës në sezonin e kaluar me Bayer Leverkusenin dhe kombëtaren zvicerane.

Ky nominin e ka lumturuar prindin e futbollistit, Ragip Xhaka.

Në rrjetin e tij social, ai ka shkruar se Graniti është shqiptari dhe zvicerani i parë që nominohet për këtë çmimin.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or. Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar. Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite. Urime Granit, krenaria jonë!”, ka shkruar ai.

Xhaka më herët ka luajtur në Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenal.

Lajme të ngjashme