Xhaka: Jemi duke u mësuar të jetojmë me presionin e titullit
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka thotë se çdo skuadër është duke luajtur ndryshe përballë “Topçinjve”.
Arsenal ka qenë befasia e këtij edicioni të Premierligës, duke mbajtur kreun që një kohë të gjatë dhe po vlerësohet si favoriti kryesor për titullin e kampionatit anglez këtë edicion.
Shqiptari që përfaqëson Zvicrën në nivelin ndërkombëtar e pranoi se presioni është rritur që kur janë bërë lider në Premierligës, duke shtuar se skuadra londineze po mësohet me këtë presion.
"Mund ta shihni se çdo skuadër po luan ndryshe kundër nesh. Ata po bien shumë, ndonjëherë na bëjnë presion edhe neve por kjo është ajo që ndodh kur jeni në krye të ligës".
"Ka shumë më tepër presion se më parë, sigurisht. Por, në përgjithësi mendoj se po bëjmë mirë. Ka një mentalitet të mirë në ekip dhe le të përpiqemi ta mbajmë atë", tha ai raporton “The Mirror”.
27-vjeçari është duke kaluar sezonin me të suksesshëm në karrierë, ku nën urdhrat e Mikel Artetas ka zhvilluar 35 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me katër gola dhe pesë asistime në proces.
Arsenali në xhiron e radhës do të jetë mysafir i Fulhamit para përballjes ndaj Crystal Palace, që njëkohësisht do të jetë e fundit para pushimit ndërkombëtarë.
