S’ka fitues në dramën e katër golave mes Sportingut dhe Arsenalit, gjithçka vendoset në "Emirates" - NACIONALE

S’ka fitues në dramën e katër golave mes Sportingut dhe Arsenalit, gjithçka vendoset në "Emirates"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk ka pasur fitues në derbin interesant mes Sporting Lisbones dhe Arsenalit, e vlefshme për raundin e 16-të në Ligën e Evropës.

Ndeshja ishte tejet interesante me dy skuadrat që luajtën futboll ofensivë, por epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2:2.

Arsenal e nisi më mirë me qendërmbrojtësin William Saliba që shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi për t'i dhënë epërsinë mysafirëve (22') - VIDEO.

Sidoqoftë, Sporting Lisbona arriti ta barazojë rezultatin me anë të Goncalo Inacio, i cili gjithashtu shënoi me kokë pas rivëndjes këndore (34').

Skuadra portugeze kishte rastin ta përmbyste klubin anglez, por Marcus Edwards dëshpëroi nga afërsia.

Menjëherë në pjesën e dytë, Arsenal rrezikoi me anë të Gabriel Martinellit, i cili dribloi nga gjysma e fushës por në fund goditja e tij u devijua.

Kur askush nuk e priste, Sportingu krijoi një aksion të shpejtë me Paulinhon që shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer (55').

Mirëpo, Arsenal nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë rezultatin me një autogol të Hidemasa Moritas, i cili devijoi gjuajtjen e Granit Xhakës nga distanca (62').

Kësisoj, Arsenal duhet të pajtohet vetëm me një barazim në Portugali dhe tani çerekfinalisti do të mësohet në "Emirates Stadium" pas një jave.

Lajme të ngjashme